Vila: Teuta nuk i ka ndryshuar objktivat, luftojmë në dy fronte

25/02/2020 - 13:19

Kapiteni i Teutës, Emiljano Vila, pas ndeshjes së humbur ndaj Skënderbeut në Korçë, është shprehur se Teuta duhet të ishte më e qetë dhe t’i shfrytëzonte më mirë rastet e krijuara. Ai foli edhe për dy rastet e diskutueshme në këtë ndeshje, ndërkohë beson se Teuta i ka mundësitë ta mundë Kukësin dhe të synojë të ngjitet sa më lart në renditje.

Çfarë ka ngelur nga ai sukses me Vllazninë për ju? 

Pas fitores me Vllazninë, e dinim që kjo ndeshje do të ishte e vështirë nga çdo aspekt. Pavarësisht kësaj humbjeje, do të vazhdojmë të tentojmë në kampionat deri në momentin e fundit. Skënderbeu na goditi me lojën nga krahët dhe u tregua cinik me rastet që pati.

Keni dy ndeshje vendimtare ndaj Kukësit dhe Partizanit.

Nuk mund ta them këtë, pasi kampionati ka edhe një fazë. Shpresoj t’i fitojmë të gjitha ndeshjet. Ka edhe ndeshje që humbim apo barazojmë. Nëse fitojmë ndaj Kukësit, gjërat ndryshojnë. Na presin sfida të forta, kjo nuk diskutohet. Duhet të punojmë shumë për menaxhimin e rezultateve dhe lojës. E them këtë pasi kemi shënuar shpeshherë të parët, por nuk kemi ditur ta menaxhojmë. Tani duhet të ndryshojmë diçka në këtë aspekt dhe t’i shohim gjërat disi më ndryshe.

A konsideroheni si favorit ndaj Kukësit? 

Nuk shihemi si favoritë, është një ndeshje e radhës. Nuk ka asnjë favorit, pasi është një ndeshje e vështirë. Duhet të japim 100% në fushën e lojës. Momente të diskutueshme për Teutën ndaj Skënderbeut… Janë dy momente që mund të ndryshonin ndeshje, një gol i anuluar apo dhe penalltia që i mohuan Çyrbes, tani që po flasim nuk ka më vlerë.

Në ndeshjen e fazës së dytë u mundët thellë 4-1…

Ne gjithmonë merremi me ekipin tonë, do të luajmë një ndeshje ku do të japim maksimumin. Nuk duhet të merremi me atë që ka ndodhur në fazën e dytë, pasi tashmë jemi në fazën e tretë.

A kanë ndryshuar objektivat e Teutës? 

Teuta luan në dy frontet. Kemi luajtur vetëm 5 ndeshje nga faza e tretë, matematikisht nuk ka ndryshuar asgjë. Na duhet vazhdimësi dhe t’i marrim ndeshjet hap pas hapi. Duhet të rritemi si ekip, pasi është me rëndësi të fitojmë dhe të kemi një objektiv tjetër: që është ngjitja sipër, në zonën Euro.

A e synoni edhe Kupën për të shkuar më shpejt në Europë?

Varet se si do të jetë ecuria, më shumë jemi fokusuar te kampionati dhe më pas te Kupa, pasi ka një tjetër specifikë në Kupë. Do të bëjmë çdo gjë për të fituar ndeshjen, ndaj Vllaznisë më pas të shikojmë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Futbolli është pezulluar pothuajse në të gjithë botën, për shkak të Koronavirusit, me vetëm pak shtete ku luhet ende. Të shumta janë dile

Në këto ditë të vështira karantinimi, klubi letonez i Rigës, iu ka kërkuar futbollistëve që të zgjedhin 5 gjërat e tyre të preferuara që

Lorenco Vila është i izoluar në shtëp si çdo futbollist tjetër në këtë situatë ku ndodhet vendi.

Pavarësisht shpresave të shumta për të fituar pafajësinë, piloti italian i skuadrës së Aprilias, Andrea Iannone mori një goditje të rëndë

Ndërsa pandemia e koronavirusit po gjunjëzon të gjithë botën, FIFA vrapon për të shpëtuar futbollin.

Ish-presidenti i Marsejës, Pape Diof, u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 68-vjeçare, pasi u infektua me koronavirus.

Këshilltari i ekipit të Formulës 1 Red Bull, Racing Helmut Marko i propozoi pilotëve të skuadrës austriake për t’u infektuar me koronavir

“Pape ynë ka vdekur”! Ky është titulli i madh i prestigjiozes franceze “L’Equipe”, që i ka dedikuar faqen e parë ish-presidentit

Klubet në Itali janë ndarë në dysh, me disa që kërkojnë anulimin e sezonit aktual dhe nisjen e përgatitjeve për të ardhshmin, dhe të tjer