Zbulohen prapaskenat në Francë/ PSG u tërbua, Reali takoi… Nejmarin

Postuar: 13/03/2018 - 17:10

Shtohen akoma më shumë dyshimet se Nejmar e përdori transferimin te PSG-ja si një trampolinë për të përfunduar në Madrid. Këto zëra, që duken si thashetheme merkatoje, bëhen më të besueshëm pas lajmit të publikuar ditën e djeshme se një delegacion i Realit ka takuar nga afër babanë e Nejmarit (Nejmar Santos) për të mësuar çmimin e kartonit që ka djali i tij dhe kërkesat, mbi të gjitha ato të PSG-së.

Ky takim ka shërbyer për të hedhur bazat e një transferimi të mundshëm në Madrid. Këtë informacion e mësoi edhe presidenti Al Khelaifi, i cili dha urdhër për të gjithë drejtuesit e tjerë të klubit që të publikojnë shifrën 400 milionë euro për kartonin e sulmuesit brazilian. Al Khelaifi tha se Nejmar do të qëndrojë në Francë dhe nuk ka asnjë shans që të largohet në fund të këtij sezoni, por gjërat kanë ndryshuar.

Dëmtimi, largimi drejt Brazilit për t’u operuar dhe eliminimi i PSG-së nga Liga e Kampionëve ka bërë që palët të mendojnë se zgjidhja më e mirë është divorci. Nga njëra anë, Nejmar kuptoi se në Francë nuk do të bëhet kurrë një kampion i madh dhe të sfidojë Mesin apo Ronaldon, ndërsa na ana tjetër presidenti i PSG-së kuptoi se Liga e Kampionëve nuk fitohet duke blerë një lojtar të madh.

Nisur nga këto zhvillime, Al Khelaifi është nisur drejt Brazilit dhe do të takojë sulmuesin brazilian, për të kuptuar qëllimin e tij për t’u larguar apo për të qëndruar në Francë. Ai do të bëjë gjithçka që ta bindë se eliminimi në këtë vit ishte një mësim i mirë për të ardhmen dhe së bashku do të bëjnë histori. Mbetet për t’u parë se sa të forta do të jenë argumentet e tij për ta bindur Nejmarin që të vazhdojë aventurën në Francë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nuk janë vetëm Xhaka dhe Shaqiri që do të hetohen nga FIFA.

Teuta ka bërë një biznes të mirë, duke shitur Arbër Çyrbjen për 100 mijë euro te Kukësi.

Vendimi i FIFA-s pëe nisjen e hetimeve për mënyrën e festimit të dy futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, në fitoren

Dita e premte ishte një ditë feste për të gjithë zviceranët, pasi arriti të përmbyste Serbinë me 2 gola të shqiptarëve Xhaka dhe Shaqiri.

   Në “Kazan Arena” u luajt sfida e vlefshme për Grupin H të Botërorit mes Polonisë dhe Kolumbisë.

   Pas përfundimit të fazës së grupeve, Botërori “Rusi 2018” mund të rezervojë përballjen e madhe Brazil-Gjermani që në turin tjetër, aty

   Trajneri i kombëtares gjermane të futbollit Joachim Low është larguar i qeshur nga fusha e lojës pas fitores me përmbysje 2-1 ndaj Sue

   “Futbolli është një lojë e thjeshtë, 22 burra vrapojnë pas topit për 90 minuta dhe në fund fitojnë gjermanët”.