Pas shkarkimit të trajnerit Bledi Shkëmbi, Teuta nuk ka humbur kohë dhe ka rikthyer pas 10 vitesh në stol Edi Martinin.

Në një njoftim në mediat sociale, Teuta shkruan se Edi Martni do të jetë trajneri i ri dhe pas zyrtarizimit do të nisë seancën e parë stërvitore me skuadrën.

“EDI MARTINI, KTHEHET TEK TEUTA PAS 10 VITESH. KF TEUTA me kënaqësi njofton se Edi Martini emërohet në pozitën e tranjerit. Tekniku 44-vjeçar nga Shkodra ka firmosur kontratë profesionale me Teutën dhe menjëherë pas zyrtarizimit do të fillojë punën me seancën e parë stërvitore të caktuar nesër”, shkruan klubi në Facebook.

Bledi Shkëmbi u shkarkua dje pas humbjes 4 me 0 me Kukësin. Trajneri Shkëmbi kishte disa sezone që drejtonte durrsakët, por rezultatet e fundit bënë që klubi të humbiste besimin tek ai.