Koronavirus zhyt në kaos Formula 1, rrezikon fillimi i sezonit

27/02/2020 - 14:28

Koronavirus vë në rrezik real fillimin e këtij sezoni të Formula 1. Pas anulimit të Çmimit të Madh të Kinës të parashikuar më 19 prill, tani është realisht në rrezik edhe zhvillimi i të paktën dy garave të tjera dhe të shtyhet starti i sezonit. Sipas “Bild”, situata kaotike ka bërë që të diskutohet anulimi i garave të Bahrejn më 22 mars dhe Vietnam më 5 prill. Edhe gara hapëse e sezonit, ajo e 15 marsit në Australi, nuk është e sigurt se mund të zhvillohet nëse ka ndryshime kaq të mëdha në kalendar.

Bahrejni ka vendosur bllokimin e të gjitha fluturimeve nga Emiratet Arabe këtë të martë. As nga Singapori nuk është e mundur që të udhëtohet drejt këtij vendi ku shumë shpejt planifikohet të zhvillohet një prej garave. Ajo është marrë si masë parandaluese për përhapjen e virusit për popullatën e Bahrejnit, por përplaset me udhëtimin që kryejnë ekipet për të shkuar atje për garën.

Thuajse të gjitha skuadrat udhëtojnë tranzit nga Singapori apo nga Dubai për të shkuar në Bahrejn në këtë pjesë të vitit dhe është e vështirë që të gjejnë një mënyrë tjetër për të transportuar makinat dhe qindra persona si personel nëpërmjet rrugëve të tjera.

Ndërkohë, në Vietnam është problematike urdhëresa e re e qeverisë së këtij vendi, e cila ndalon që njerëz nga zonat e infektuara të hyjnë në territorin e këtij shteti. Praktikisht, duke pasur parasysh se Italia është një nga zonat më të prekura, askush nga furnizuesi i gomave Pirelli apo nga skuadra Ferrari nuk do të lejohej në Vietnam, duke e bërë të pamundur zhvillimin normal të garës atje.

Për këtë arsye, organizatorët e garës do të mblidhen këtë javë për të diskutuar se çfarë do të bëjnë sa i përket fillimit të këtij edicioni që mund të shtyhet në një datë tjetër nëse vazhdon  përhapja e virusit të rrezikshëm në të gjithë botën.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vazhdojnë të shtohen rastet e mjekëve që besojnë se ndeshjet e UEFA Champions League në muajin mars ishin si “bomba shpërthyese” për përh

Gjysma e lojtarëve të skuadrës së Teutës, çdo ditë, me përjashtim të fundjavës i sheh që të stërviten sipas një plani që ka caktuar trajn

Wilson Kipsang, ish-mbajtësi i rekordit botëror në maratonë dhe fitues i medaljes sw bronztw nw Olimpiadwn “Londër 2012”, u arrestua për

Pesëmbëdhjetë tifozë të Indipendiente Medelin, që kishin shkuar në Argjentinë për të ndjekur ndeshjen e 11 marsit kundër Boka Juniorsit t

Izolimi i godet të gjithë, të pasur të varfër, të famshëm e të panjohur, të bukur apo jo të bukur qofshin.

Për dy vite me radhë, Milani provoi të afrojë mesfushorin kroat Ivan Rakitic, por për arsye të ndryshme negociatat me Barcelonën dështuan

Avioni privat i Lionel Mesit është detyruar të bëjë një ulje emergjente në aeroportin e Brukselit “Zavantem” mëngjesin e sotëm për shkak

Antonio Conte dhe drejtuesit e Interit kanë nisur të mendojnë për sezonin e ri dhe sipas mediave italiane, po përgatiten për 4-5 përforci