Marash Kumbulla është duke bërë një sezon të shkëlqyer me Veronën dhe padyshim që ka rënë në sytë e skuadrave të mëdha.Mbrojtësi i Kombëtares edhe pse 19-vjeç ka treguar më së miri, se mund të mbajë shumë peshë në repartin difensiv. Lojtari ka rënë në sytë e Napolit, që tashmë pas Rrahmanit pritet të firmosë dhe me Kumbullën.

Siç raporton “Tuttomercato.web”, Napoli është gati të oftrojë 20 milionë euro, plus 5 milionë euro bonus te Verona, për të blerë shërbimet e Kumbullës. Klubi ku luan shqiptar, duket se është bindur, por për Kumbullën ka ende punë, pasi nuk është gjetur akordi.Ditët në vijm do të jenë deçizive, pasi do të kete tratativa për të bindur lojtarin, i cili ka vet fatin e tij në dorë.