Ancelotti do Suson, Napoli i ofron Callejon Milanit si shkëmbim

Postuar: 12/07/2018 - 17:42

   E ardhmja e Susos mbetet për tu përcaktuar. Kuqezinjtë kanë nevojë të arkëtojnë para në këtë merkato dhe shitja e Susos do të sillte një plusvalencë të rëndësishme në optikën e fair-play-it financiar.

Pas Interit në garë për të marrë shërbimet e spanjollit ka hyrë Napoli pasi trajneri i të kaltërve Carlo Ancelotti e pëlqen shumë ish lojtarin e Liverpoolit.

Suso ka një klauzolë largimi prej 38 milionë eurosh por që është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë. Napoli për Suson i ofron Milanit në shkëmbim një tjetër spanjoll pikërisht Callejon por edhe disa miliona euro sigurisht.

Pak kohë më parë kuqezinjtë refuzuan ofertën e Interit që ofronte si shkëmbim Antonio Candrevan dhe natyrisht Milani pritet të bëjë rezistencë edhe në këtë rast edhe pse Callejon pëlqehet shumë nga trajneri Genaro Gattuso.

Mbetet për t’u parë nëse një shkëmbim i tillë do vihet në skenë!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një ish-futbollist legjendar i Liverpulit ka bërë një rrëfim tronditës për BBC.

   Sigurisht që formacioni i javës së parë në Champions përbëhet nga lojtarë që kanë mundur të kenë sukses me skuadrat e tyre në ndeshjet

   Shumë pak do ta kujtojnë emrin e Alban Jusufit, ish-lojtarit të Vllaznisë i cili tashmë është kthyer sërish në skenë, por në një prota

Ndëshkimi me karton të kuq i Cristiano Ronaldos për Juventusin, në ndeshjen kundër Valencias, ishte absurd.

Alkool dhe drogë brenda stadiumit të ri të Tottenham.

Klubi i Teutës ka pasur një agjendë të ngarkuar dje, teksa fillimisht është bërë një mbledhje mes presidentit, shefit të klubit, stafit t

Dueli i Gjirokastres është një malore për Teutën, pasi formacioni i drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka disa tabu për të thyer.

   Kampioni i botës në peshën super të mesme në kategorinë WBC, David Benavidez, ka rezultuar pozitiv pas një kontrolli antidoping që ësh

Pas humbjes ndaj Skocisë, Shqipëria e Christian Panuccit merr një lajm të mirë nga FIFA.