Prej pak kohësh në Kosovë qarkullojnë lajme se trajneri i njohur francez, Arsen Venger mund të marrë drejtimin e “Dardanëve”.Këto spekulime janë ngritur pas një takimi që ish-trajneri legjendar i Arsenalit kishte me presidentin e FFK, Agim Ademi.

Megjithatë duket se ky takim ka qenë miqësor dhe nuk ka pasur bisedime për të marrë drejtimin e Kosovës.Kjo është konfirmuar nga vetë Venger, i cili për “Indeksonline” i pyetur në lidhje më këto zëra është shprehur: “Jo, më falni. Ishte një takim miqësor.”

71-vjeçari për herë të fundit ka drejtuar Arsenalin, ku qëndroi 25 vite duke fituar 3 herë Premier Ligën, 7 kupa të FA dhe 7 kupë të Community Shield.