Sipas "Le Parisien" Adrien Rabiot në fund të sezonit do të transferohet te Barcelona. Mesfushori francez, i cili tashmë është i përjashtuar nga PSG pas refuzimit të rinovimit të kontratës së tij e cila përfundon në qershor, sipas gazetës tashmë ka arritur një marrëveshje me katalanasit.

Rabiot ende nuk ka nënshkruar asnjë kontratë paraprake, por ky është vetëm një detaj.

23-vjecari me shumë mundësi do të zëvndësojë Ivan Rakitic, i cili ka kërkuar largimin nga Camp Nou, teksa për të ka shfaqur interesim të fortë Interi dhe Juventusi.