Tashmë është zyrtare, Barcellona ka blerë sulmuesin Martin Braithëaite për të zëvendësuar të dëmtuarin Ousmanne Dembelè. “Blaugranat”, pasi siguruan lejen e veçantë nga Federata Spanjolle, zgjodhen futbollistin danez të Leganes, i cili deri tani ka shënuar gjashtë gola në 24 ndeshje të La Ligas dhe dy të tjerë në tri takime të Kupës së Mbretit.Barcelona ka paguar plot 18 milionë për kartonin e futbollistit (kaq ishte klauzola e largimit), me të cilin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024.

Nëse një klub tjetër do të tentojë sulmuesin në të ardhmen, duhet të paguajë 300 milionë euro (klauzola e largimit në kontratën me Barçën).