Pas Rebiç dhe Kruniç të cilët dolën të infektuar me COVID para ndeshjes me Juventusin, te Milan është rikthyer sërish ankthi prej virusit të rrezikshëm. Tashmë, është konfirmuar nga vetë klubi milanez se janë prekur edhe dy futbollistë të tjerë.

Bëhet fjalë për Teo Hernandez dhe Hakan Çalhanollu, të cilët menjëherë i janë nënshtruar izolimit, ndërsa për fat të mirë janë në gjendje optimale pasi nuk kanë simptoma. Kështu, trajneri Pioli humbet dy nga elementët më të spikatur të këtij sezoni, teksa kryesuesit e Serisë A, mbrëmjen e nesërme kanë një transfertë delikate në Sardenjapërballë vendasve të Kaljarit.Megjithatë, lajm i mirë është rikthimi i Ibrahimoviç, i cili tashmë duhet të marrë përsipër skuadrën.