Para pak minutash është mbyllur asambleja e jashtëzakonshme e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Sipas informacioneve paraprake, ka dhënë dorëheqjen sekretari i këtij organizmi sportiv, Stavri Bello.

Stavri Bello ka vendosur të dorëhiqet pas 23 viteve në postet drejtuese të organizmit më të lartë të sportit në vend.