Dy muaj pasi përfundoi dënimin në Paraguaj, Ronaldinjo është infektuar me COVID-19.

Ish-topi i artë ka bërë njoftimin përmes një videomesazhi ku tregon se nuk ka simptoma.

“Jam mirë, nuk kam fare simptoma“, shprehet me anë të një video të postuar në Instagram 40-vjeçari nga Porto Alegre.

Ylli brazilian i futbollit, që arriti majat e suksesit me Barcelonën, mendohet të jetë infektuar gjatë një eventi të organizuar në stadiumin “Mineirao”.

Ai ka nisur menjëherë karantinën dhe së shpejti do të kryejë testin e radhës.

Më 25 gusht, Ronaldinjo përfundoi dënimin në Paraguaj ku qëndroi 1 muaj në qeli dhe 4 muaj në arrest shtëpie bashkë me vëllanë e tij pasi u dënuan për kalim të kufirit me dokumenta false.