Atleti kubanez i kërcimit së gjati rezultoi sensacioni i Diamond League, në ndalesën e radhës në Stokholm të Suedisë. 19-vjeçari kërceu 8 metra e 83 centimetra, aq sa nuk i mjaftoi gjatësia e gropës së mbushur më rërë, duke rrezikuar që të dëmtohej.

Gjithsesi, për fatin e tij të keq, ky rezultat nuk u pranua, pasi kishte në favor erën me 2.1 metër në sekondë, vetëm 0.1 metër në sekondë më shumë se norma e lejuar.

Gjithsesi, Echeverría, i cili mbush 20 vjeç më 11 gusht, siguroi vendin e parë në provën e katërt me 8 metra e 50 centimetra.