F1, sporti që xhiron miliona

Postuar: 11/08/2017 - 14:13

Formula 1 vazhdon të konfirmohet nga viti në vit si një kategori sportive që xhiron miliona, e në ruletën e kontratave të majme, sponsorizimeve dhe të drejtave televizive përfitojnë sidomos drejtuesit.Pak rëndësi ka nëse “cirkusi” drejtohej nga Bernie Ecclestone dhe tani është në duart e grupit “Liberty Media”, pasi bonuset për fitimet janë të majme.Presidenti i kompanisë që zotëron të drejtat e Formulës 1, Greg Maffei pranoi se edhe paga e administratorit të deleguar është e lidhur me arkat e F1, por pa zbuluar detaje të kontratës së Çejs Keri.

Që kur në bordin drejtues pati ndryshime me të drejtat komerciale, të apasionuarit pas garave vërejnë ndryshime çdo ndalesë të Formulës 1.Nga muaji prill deri në qershor të këtij viti, “Liberty Media” arriti të fitonte 616 milionë dollarë, një rritje me 3% krahasuar me epokën e britanikut Ecclestone. Por sidoqoftë, shpenzimet operative u rritën duke ulur fitimet. Bilanci zbriti nga 90 në 45 milionë, diçka që drejtuesit e Formulës 1 kanë premtuar se do ta përmbysin shpejt.“Nuk kemi ndërmend të publikojmë kontratën e Çejs Keri, por fitimet e tij janë të lidhura me rendimentin e Formulës 1. Kostot e grupit tonë do të rriten, pasi do vazhdojmë të punësojmë njerëz dhe të bëjmë investime në sektorë promocionalë, si rasti i Londrës, apo zhvillimi i teknologjive dixhitale”, tha presidenti Maffei.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Tetë gola të shënuar asnjë të pësuar, arsye e mjaftueshme për futbollistët e Bayernit për t’u ndjerë më të rinj, më të bukur e mbi të

   Të shtunën e ardhshme në San Paolo do të luhet sfida për kreun e Serie A  Napoli-Inter.

   Carlos Bacca nuk ruan kujtime të mira nga aventura e tij tek Milani.

   Kombëtarja e Kroacisë ka një ëndërr, të shkojë në Botëror e drejtuar nga trajneri italian Carlo Ancelotti.Që pas largimit të trajnerit

   Thomas Strakosha është një nga portierët e momentit.

Sezoni 2017-2018 nuk ka për të qenë aspak i lehtë për skuadrën e Chicago Bulls dhe kjo konfirmohet edhe nga incidenti që ka ndodhur sot g

Gjatë ndeshjes Barcelona-Olympiacos (3-1), ne mundëm të shihnim Leo Messin që fut diçka në gojë, por imazhet televizive nuk janë aq të mi

Përtej suksesit në organizim, Shqipëria po dëshmon edhe potencialin e saj sportiv në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes për të rinj dh

Ndonëse nuk e ka arritur podiumin as në stilin e shkëputjes dhe as në stilin e shtytjes, kjo nuk e ka penguar Romario Avdirajn, që falë n