Federata Skoceze e Futbollit ndalon golin me kokë

17/01/2020 - 21:17

Federata skoceze e futbollit për futbollistët e rinj nën 12 vjeç ka marrë një vendim të ri.Arsyeja nuk ka të bëjë me një ndryshim të rregullave të lojës, por një studim të universitetit të Glasgoë që ka evidentuar një rrezik më të madh ndaj sëmundjeve degjenerative të sistemit nervor të futbollistëve profesionistë.Një nga faktorët kryesorë të këtij rreziku janë pikërisht goditjet me kokë, veçanërisht ato që jepen gjatë viteve të para të aktivitetit, kur fëmijët nuk e kanë ende të qartë mënyrën e goditjes dhe përllogaritjen e rrezikut.

Normalisht, nga momenti që për ndeshjet ku luajnë të vegjlit kemi të bëjmë me një ndryshim thelbësor të lojës, vendimi ka gjeneruar shumë pyetje nga trajnerët, por edhe nga prindërit. “Studimi thotë se limiti për këtë vendim mund të vihet në moshën 12-vjeçare. Kjo nënkupton se një fëmijë 13-vjeçar e ka të qartë si të godasë topin. Si të dimë që kjo është vërtetë? Do të duhen studime më të thelluara për këtë”, thotë Peter Mçabe, presidenti federatës skoceze.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nëse lojërat do të rinisin, kur të rinisin, nuk do të jetë fundi klasik i një kampionati.

Lojtarët e Los Angeles Lakers janë në komunikim të vazhdueshëm përmes internetit, që kur pandemia e Koronavirusit i detyroi skuadrat e NB

Tashmë është zyrtare! Real Madridi ka publikuar një njoftim për uljen e pagave të futbollistëve dhe jo vetëm që shkon nga 10 deri 20%.

FIFA nuk vë kufij për sezonin aktual dhe as për merkaton.

Sherif Kallaku dhe Emiljano Vila kanë përfituar nga koha e mrekullueshme e ditës së sotme dhe kanë dalë të stërviten të në stadiumin “Nik

Atletika dhe sporti italian në zi për Donato Sabian, viktima e radhës e koronavirusit.

Qytetarët italianë po mësohen që të njohin të ashutuquajturën “faza 2”, pra periudhën që do t’i hapë rrugë rikthimit të normalitetit pas

Premier Liga po mendon që të mbyllë kampionatin e këtij viti pa kthyer lojtarët në stërvitje e në fushën e lojës, duke ndjekur shembullin

Ditë të bardha për ish-futbollistin e famshëm Brazilian, Rinaldinho, i cili ka lënë ambientet e burgut të kryeqytetit të Paraguait, Asunc