Teuta ka vuajtur për të gjetur suksesin në ndeshjen në transfertë përballë Kastriotit. Megjithatë, ata që morën trepikëshin në fund të 90-minutave ishin pikërisht “Djemtë e Detit”. Pjesa e parë në stadiumin e Kamzës u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë të sfidës, durrsakëve i erdhi në ndihmë kualiteti i Dejvi Bregut.

Lojtari vlonjat realizoi një “perlë” nga goditja e dënimit në minutën e 72, teksa edhe përpjekjet e portierit Hidi për të evituar golin ishin të kota.Ndërkaq, në vazhdim, të besuarit e trajnerit Edi Martini, ruajtëm me fanatizëm rezultatin dhe kështu mbeten në ndjekje të Vllazninë me 26 pikë të grumbulluara, nëntë pikë larg kuqebluve. Sakaq, Kastrioti pas Tiranës, pëson humbjen e dytë radhazi dhe mbetet në vendin e shtatë me 17 pikë.