Tajson Fury është kampioni i ri i botës në peshën e rendë, pas fitores që mori ndaj Deontei Uajlder, me KO teknik, në raundin e shtatë, një përballje që u zhvillua në Las Vegas.

Fury e ka merituar këtë fitore dhe ka dominuar ndaj Uajlder, që pësoi humbjen e parë në karrierë.

Boksieri britanik e ka dominuat këtë sfidë në të 7 raundet, teksa e hedhur dy herë në tapet kundërshtarin. Fjuri ishte dinamik dhe agresiv, ndërsa kundërshatri i tij, i lodhur dhe jo në formë.

Uajlder kështu ka dorëzuar titulin te Fury, i cili nuk mori asnjë dëmtim në një sfidë që dhuroi spektakël për shikuesit.