Goli nuk po vjen, tifozët e Bolivar shpërthejnë kundër Sadikut!

06/05/2021 - 22:14

Në 9 ndeshjet e fundit është aktivizuar 5 herë si titullar dhe 3 herë ka hyrë në fushë nga stoli, por edhe pse ka marë shumë minuta në këmbë Armando Sadiku ende nuk po arrin të zhbllokohet me fanellën e klubit të tij të ri Bolivar në Amerikën e Jugut. Goli po vonon shumë ashtu si edhe përshtatja e Sadikut në kampionatin bolivian, aq sa kanë mjaftuar vetëm pak ndeshje që tifozët e Bolivar të kërkojnë largimin e sulmuesit shqiptar nga skuadra e tyre.

Në sfidën e fundit të Copa Sudamericana, kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në nivel klubesh në Amerikën e Jugut, Sadiku u ndal te shtylla me Bolivar që nuk mori më shumë një barazim pa gola në sfidën ndaj brazilianëve të Ceara duke mos shfrytëzuar dot as faktorin fushë dhe faktin që ndeshja luhej në një lartësi më të madhe se 3000 metra mbi nivelin e detit.

Pikërisht lartësia mund të jetë edhe faktori kryesor që 29-vjeçari nga Elbasani nuk po shfaq dot formën e tij më të mirë në Bolivi.Në sfidën ndaj Wilsterman po në Copa Sudamericana një javë më parë Sadiku shpërdoroi një 11-metërsh ndeshje në të cilën u aktivizua për 70 minuta ndërkohë që në duelin ndaj Ceara edhe pse qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit, goditi vetëm një shtyllë në minutat e para të ndeshjes dhe më pas mbeti në hije. Bolivar në fund u ndal në një barazim pa gola dhe fakti që skuadra nuk po regjistron rezultatet e pritshme gjatë kësaj periudhe sipas tifozëve të Bolivar ka faj edhe Sadiku. Sipas fansave, një nga problemet kryesore është sulmuesi, i cili nuk është i përshtatshëm për lojën e ekipit.

Rrjetet sociale janë mbushur me kërkesën e tifozëve të Bolivar që të largohet sa më shpejt sulmuesi shqiptar dhe të afrohet një bomber nga Amerika e Jugut i cili do të adaptohej me futbollin në kontinent ku europianët e kanë shumë të vështirë të përshtaten.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina është rikthyer të flasë për çështjen e krijimit të Super Ligës.

Ataku kardiak që pësoi Christian Eriksen në fushën e lojës tronditi të gjithë botën e futbollit, ndër të tjerë dhe gruan e tij Sabrina Kv

Momente ankthi dhe paniku për jetën e Christian Eriksen.

Uellsi dhe Zvicra kanë ndarë pikët mes tyre në ndeshjen e parë të ditës së sotme në Euro 2020.

Në ndeshjes midis Danimarkës dhe Finlandës, mesfushori Christian Eriksen pësoi infarkt në fushë ç’ka trishtoi fansa të futbollit në mbarë

Italia buzëqesh, buzëqesh edhe arkitekti i këtij ekipi, Roberto Mancini, fitorja e pastër 3-0 kundër Turqisë i jep më shumë besim për pje

Momente të tmerrshme janë shënuar në Danimarkë-Finalndë, pasi Christian Eriksen, numri 10 danez, ka humbur ndjenjat në fushë.

Tani nuk ka më dyshime për të ardhmen e Giggio Donnarummës, e cila do të jetë në kryeqytetin e Francës, Paris.

Nuk kanë të sosur telashet për organizatorët e Copa America-s, pasi në fillim të muajit maj iu desh të ndërronin vendin organizator dhe m