Sulmuesi i Romës Edin Xheko raportohet së është kthyer në një objektiv serioz të Juventusit këtë verë. Trajneri i bardhezinjëve Mauricio Sarri dëshiron një tjetër numër 9 në ekipin e tij, pasi Gonzalo Higuain me shumë mundësi do largohet në fund të sezonit.“Tuttosport” pretendon se Juventus mund t’ja plotësojë dëshirën Sarrit dhe t’ja sjellë Xhekon në skuadër, lojtar të cilin trajneri e admiron.

Roma po përjeton momente të vëshitra ekonomike dhe shitja duket një opsion i mirë për të mbushur sado pak arkat e klubit.Gazeta italiane shkruan se dy skuadrat janë në negociata të avancuara. Xheko ka shënuar 17 gola dhe ka dhuruar 9 asiste në 35 ndeshje këtë sezon.