Kastriot Dermaku është lojtari shqiptar më i kërkuar në merkaton e verës. Mbrojtësi i Cosenzas del i lirë në verë, pasi i skadon kontrata me klubin e Seria B dhe interesimi për të ka qenë shumë i lartë. Ai ka zhvilluar një sezon fantastik me klubin italian duke qenë lideri për ekipin e tij. Ekipet e Seria A e kanë piketuar me Torinon, Bolognan dhe Parmën që e duan. Këta të fundit duken më të avantazhuar dhe pse Lecce mundohet t'i fusë shkopinj nën rrota.

Nuk janë vetëm ekipet italiane që interesohen për shtatlartin e mbrojtjes tonë. Gjigantët turq po vëzhgojnë Dermakun. Besiktasi ishte ekipi i parë që doli në skenë për të rrëmbyer të rikthyerin e Rejës në kombëtare, ndërsa tani ka dalë dhe Istanbul Başakşehir. Nënkampionët e Turqisë duan të fitojnë me patjetër titullin kampion dhe nuk ia dolën as këtë vit.