Stefano Pioli, zyrtarisht nuk është më trajner i Fiorentinës. Lajmi është konfirmuar në faqen zyrtare të internetit të këtij klubi.

Në këtë njoftim thuhet se Pioli ka dhënë dorëheqjen nga stoli i skuadrës së Fiorentinës. Pak më vonë, ka reaguar dhe vetë Pioli, i cili shpjegoi vendimin e tij për “ANSA”. 

“Gjithmonë kam marrë përgjegjësitë e mia. Gjithmonë kam garantuar profesionalizëm, respekt dhe angazhim maksimal në punën time. Me dëshirë e shoh veten të detyruar të largohem, duke dhënë dorëheqjen, sepse cilësitë e mia profesionale dhe mbi të gjitha njerëzore janë vënë në pikëpyetje“.- tha shkurtimisht 53-vjeçari.

Ndërkohë, sipas mediave italiane, thuhet se Pioli nuk po mbështetej më nga drejtuesit e Fiorentinës. Tashme kanë dalë kandidaturat e para për stolin e kësaj skuadre, mediat flasin se më favoritët janë Eusebio Di Francesco, Emiliano Bigica dhe Fabio Liverani.