Juventus josh Zidane, francezi largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, tifozët e “Zonjës së Vjetër” nisin të ëndërrojnë

07/05/2021 - 22:39

Zinedine Zidane-Juventus është një dashuri e përjetshme, një lidhje shumë e fortë e cila nuk është zbehur kurrë. Që nga dita kur Zidane nisi aventurën e tij si trajner emri i francezit është lidhur gjithnjë me një kalim të mundshëm në Torino. As Zidane e as drejtuesit e Juves nuk e kanë fshehur kurrë një dëshirë të tillë, kjo çështje ndizet edhe një herë pasi në Spanjë janë të sigurt se francezi do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit.

Tre herë fituesi i Champions League në krye të Realit, Zidane përjetoi sezonin e tij më të vështirë në Madrid, shpesh duke qenë dhe në prag shkarkimi, pikërisht ky fakt ka bërë që francezi të bindet për ti dhënë fund bashkëpunimit me presidentin Perez. Zidane është nën kontratë me Realin deri në qershor 2022 por në çdo dalje publike ka deklaruar se në krye të Realit nuk e mban kontrata. Juventus gjithashtu ka vendosur që në fund të sezonit të ndryshojë sërish trajner, ky është edhe viti i fundit që janë të detyruar të paguajnë edhe pagën e Sarrit, 6.5 milion euro në sezon.

Andrea Agnelli është një admirues i madh i Zidane, edhe këtë herë do të tentojë ta bind për të marrë drejtimin e Juves, e ka bërë shpesh edhe në sezonet e fundit por pa sukses. Problemi më i madh është paga e tij, 12 milion euro kesh plus bonuse. Në Torino, Zidane do të gjente jo vetëm shumë miq por edhe beniamin e tij, C.Ronaldo, lojtar më të cilin pushtojë europën, për këtë arsye, këtë herë më shumë se kurrë, Zidane po mendon të pranojë ofertën e Agnellit. Në çdo rast, Juve e ka gati edhe planin B, Massimiliano Allegri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina është rikthyer të flasë për çështjen e krijimit të Super Ligës.

Ataku kardiak që pësoi Christian Eriksen në fushën e lojës tronditi të gjithë botën e futbollit, ndër të tjerë dhe gruan e tij Sabrina Kv

Momente ankthi dhe paniku për jetën e Christian Eriksen.

Uellsi dhe Zvicra kanë ndarë pikët mes tyre në ndeshjen e parë të ditës së sotme në Euro 2020.

Në ndeshjes midis Danimarkës dhe Finlandës, mesfushori Christian Eriksen pësoi infarkt në fushë ç’ka trishtoi fansa të futbollit në mbarë

Italia buzëqesh, buzëqesh edhe arkitekti i këtij ekipi, Roberto Mancini, fitorja e pastër 3-0 kundër Turqisë i jep më shumë besim për pje

Momente të tmerrshme janë shënuar në Danimarkë-Finalndë, pasi Christian Eriksen, numri 10 danez, ka humbur ndjenjat në fushë.

Tani nuk ka më dyshime për të ardhmen e Giggio Donnarummës, e cila do të jetë në kryeqytetin e Francës, Paris.

Nuk kanë të sosur telashet për organizatorët e Copa America-s, pasi në fillim të muajit maj iu desh të ndërronin vendin organizator dhe m