Me Nejmarin thuajse të larguar drejt PSG-së, Barcelona ka filluar që tani të kërkojë për zëvëndësuesin ideal të brazilianit. Gjatë ditës së djeshme mediat spanjolle raportuan për një interesim të katalanasve për talentin francez të Monakos, Kilian Mbapë, që është edhe prioriteti kryesor i rivalëve të tyre Real Madrid.

Ndërsa tani drejtuesit e Barçës kanë hedhur sytë nga Italia ku po interesohen për Paulo Dibalan  një kërkesë e vjetër e tyre.Sipas mediave italiane, duke e ditur rrezikun e largimit të yllit argjentinas, Juventusi i ka vendosur çmimin e shitjes, plot 120 milionë euro duhet të paguajë kushdo ekip që e kërkon. Por gjasat janë që argjentinasi të  zgjedhë Barcelonën, pasi edhe kur ka firmosur rinovimin e kontratës para 3 muajsh , ka rënë dakord me drejtuesit juventin se nëse e kërkon Barcelona duhet ta lënë të largohet.