Ditën e djeshme ka filluar të luhet futboll në Itali pas disa javësh, megjithëse pa tifozë. Një episod shumë i veçantë ka ndodhur para se të niste ndeshja mes Peskarës dhe Beneventos.

Skuadra e Memushajt kanë tentuar të marrin masa drastike për të evituar marrjen e koronavirusit nga kundërshtarët e tyre. Memushaj me shokë kanë vendosur të zbresin në fushën e lojës të pajisur me maska. Ata kanë kërkuar që të luajnë me maska të vëna, por gjyqtari ka vendosur të mos i lejojë ta bëjnë këtë.

Pas ndeshjes, që Benevento e fitoi thellë ndaj Peskarës me rezultatin 4-0, klubi bardhekaltër ka konfirmuar se donte të hynte në lojë me maska në fytyrë për të parandaluar përhapjen e virusit në rast të ndonjë lojtari të infektuar.

“Të shqetësuar për shëndetin e lojtarëve tanë dhe të atyre kundërshtarë, klubi mori vendimin që djemtë të zbresin në fushë të pajisur me maska. Ata u hoqën pasi u urdhërua nga arbitri kryesor për faktin se ato nuk përfshihen në rregullore”, shkruhet në deklaratën e klubit.