Jurgen Klopp surprizon jo pak me deklaratat e tij. Fituesi i freskët i Superkupës së Europës në stolin e Liverpoolit ka paralajmëruar largimin e tij nga futbolli pas 2 apo 3 vitesh. Edhe pse ka vetëm pak kohë që ka mbushur 52-vjeç, Klopp në një intervistë për gazetën prestigjoze gjermane Bild ka theksuar se në futboll nuk i dihet asnjëherë se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. “ Në rradhë të parë shpresoj që gjithçka të më shkojë po kaq mirë sa tani.

Pas 2-3 vitesh do të shohim, gjithçka është e mundur madje edhe tërheqja ime. Nuk e di nëse do të ndodhë vërtetë por po e them që tani që në rast se diçka e tillë ndodh, të mos habitet askush”. Fjalë këto të Jurgen Klopp sdo t’i kenë pëlqyer tifozëve të Liverpoolit por edhe atyre të kombëtares gjermane që shpresojnë ta shohin një ditë trajnerin në stolin e Die Manschaft.