Skënderbeu e humbi takimin e fundit të Ligës së Europës, ndaj Young Boy's me rezultatin 2-1. Goli në minutën e 95-të nga Asale i mohoi korçarëve barazimin e merituar.  Pas ndeshjes “tuttomercatoweb” publikoi rubrikën “Top & Flop”, e cila ka të bëjë me paraqitjet më të vlersuara dhe ato më pak të vlerësuara. Sipas italianëve, tifozët shqiptarë meritojnë respekt maksimal, pasi ishin në mbështjetje të ekipit edhe pse ishin të vetëdijshëm se nuk do të merrnin asgjë edhe pas asaj ndeshjeje.

Për publikun shqiptar: Ndonëse në diskutim nuk kishte asnjë gjë jetësore, tifozët e Skënderbeut e populluan “Stade de Suisse” për të mbështetur skuadrën në këtë ndeshje të fundit europiane. U heqim kapelen.

Për Gavazajn: Zhbllokon ndeshjen dhe kalon në avantazh ekipin e tij. Por sidomos është i fundit që dorëzohet në fushë, duke vrapuar pas çdo topi deri në fund.

Për Asalen: Goli i tij duket paksa si drejtësi hyjonre, pas humbjes së kohës së kundërshtarëve. Hyn nga pankina dhe vendos ndeshjen, duke i dhuruar një gëzim tifozëve të tij.

Për mbrojtjen shqiptare: Dy shpërqendrime, fatale, kanë sjellë këtë humbje. Fillimisht te goli i Horo, e lënë të shkëputet pa shumë vështirësi. Pastaj në fund, të gjithëve u shpëton Asale, duke firmosur disfatën në tokën zvicerane.

Për Nimagan: Sjellje tërësisht për t’u dënuar e tija, sidomos kur në fund të ndeshjes shtrihet në tokë, duke ngadalësuar vijimin e lojës për vrullin e fundit të kundërshtarëve.

Për Ngamaleu: Bën faulla që në fillimin e ndeshjes, merr vetëm një të verdhë, por me shumë mundësi meritonte edhe të dytin dhe përjashtimin për disa ndërhyrje shumë të ashpra.