Është ndarë nga jeta në moshën 85-vjeçare, Nikolla Çeta, futbollisti i spikatur i Lokomotivës në vitet '50, i aktivizuar kohë më parë në shoqërinë “Puna”, trajner në vitet ‘60 me ekipet e moshave dhe të Shpresës së Lokomotivës.

Lajmin e hidhur e njofton në faqen e tij të “Facebook”-ut gazetari i njohur sportiv nga Durrësi, Bujar Qesja.

Një specialist i thekur futbolli, njëri shumë i urtë, punëtor i ndershëm, gjithnjë në hall të tij, nuk jeton më”, shkruan ndër të tjera Qesja në rreshtat që i ka kushtuar futbollistit të njohur të 6 dekadave më parë.

Ndërkohë, gati 3 javë më parë, një tjetër futbollist i njohur i Lokomotivës i viteve ’60, Teli Ciko u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare.

Shkrimi i plotë i gazetarit Bujar Qesja:

Nikolla Çeta eshte ndare nga jeta

Kam vendosur sa te jem gjalle, te mos e cenoj moralin tim, referuar tradites qytetare dhe familjare, per te mos lene qofte edhe nje cope te vlerave sportive te mos u behet jehone, Krejt rastesisht, teksa ngutesha shikoj nje afishe ku shkruhej: Vdiq Nikolla Çetaj, vjeç 85. Data 22 shtator 2017. U shtanga. Pse jo edhe u dridha. Keqardhja dhe deshperimi me mbuloi ne çast. Kalimtareve te tjere as u bente pershtypje, ajo afishe e nje njeriu te thjeshte, i nje durrsaku te lashte, perfaqesues i nje familje te famshme sportive, por edhe i nje historia po kaq te tille. Nikolla Çeta eshte vellai i boksjerit emblematik Martin Çeta, por i edhe Dod Çetes nje tjeter figure sportive te Durresit. kam shume mall per keto njerez, kur nuk i kam takuar prej kohesh dhe "çmendem" kur mesoj se skam per ti pare kurre me, pasi kane vdekur. Nikolla Çeta, futbollist i spikatur i Lokomotives ne vitet 50, i aktivizuar kohe me pare ne shoqerine Puna, trajner ne vitet 60-te me ekipet e moshave dhe te Shpreses se Lokomotives, nje specialist i thekur futbolli, njeri shume i urte, punetor i ndershem, gjithnje ne hall te tij, nuk jeton me. Edhe pak jave, pikerisht me 3 nentor 2017, mbushen plot 60 vite nga ajo ndeshje e pashembullt ne historine e futbollit durrsak. Ju jap fjalen, se ne fb pikerisht ne 3 nentor 2017, do te bej te njohur nje material historik, ku pershkruhet me hollesi se çfare ngjau ne Qemal Stafa. Por per respekt te figures se Nikolla Çetes, po botoj vetem nje thermize nga materiali, qe pret te çfaqet pikerisht me 3 nentor.

Po na largohen shoket, miqte dhe ato qe i njohem nga afer, per te mbetur ne memorie. Dhe ketu do bej kujdes te mos lodhem e merzitem, per ti mbajtur gjalle keto njerez te çquar te topkembes durrsake. Ngushellimet e mia me te ndjera familjes. Nikolla Çeta ka bere aq per futbollin durrsak, sa qe te mos harrohet. Dhe ky rast eshte nje argument i tille. Nga arkiva ime personale, po bej publike keto foto te rralle, qe eshte formacioni historik i Teutes se 3 nentorit te vitit 1957.

Në stadiumin kombëtar Qemal Stafa, me 3 nëntor 1957, ka ndodhur një dramë e vërtetë, një ankth tejet i veçantë, ku padurimi, befasia, e pabesueshmja, e të tjera epitete në këtë vazhdë ishin të lidhura bashkë si hallkë të një zinxhiri.

Asnjëherë 3 nëntori 1957 nuk është interpretuar

Por ajo që ndodhi me 3 nëntor 1957 në Qemal Stafa, 60 vjet më parë, kurrë nuk është marrë guximi për të shkruar dhe aq më pak të interpretohen ato shifra të ftohta dhe formale 2-0 për Partizanin. Sepse për ne dhe historinë, Lokomotiva atë dita moralisht ka dalë fituese sepse partizanasit e kupolës politike, shënuan dy gola pa portier, me një ekip të dorëzuar plotësisht.

Në Qemal Stafa me 3 nëntor 1957, zbret kjo Lokomotivë: Në portë Mile Qoshja. Mbrojtës i majtë Zyhdi Ruli, në qendër mitiku Taq Murati dhe në të djathtë Thoma Thimjo. Mesfushorë: Nysret Shyti, Nazmi Filja (i biri i gjyqtarit të njohur Besim Hamdiu-Qorri), Xhoxhi Pasku, Nikolla Çeta dhe në sulm Raq Manushi, Niko Bespalla dhe Mustafa Saraçi. Mbi tokësorët shqiptarë të futbollit, ata që konsideroheshin të frikshmit e këtij futbolli ishin: Sul Maliqati, Besim Fagu, Fatbardh Deliallisi, Iljaz Dingu, Gani Merja, Osman Mema, Refik Resmja, Miço Ndini, Miço Papadhopulli, Kolec Kraja, Roza Haxhiu.

Gjithashtu me ushtarakët luanin edhe të famshmit Simon Deda, Lin Shllaku, Robert Jashari me trajner Rexhep Spahiun.

Penalltia e Bespallës djeg edhe tani

Minuta e 88-të. Bespalla pengohet brenda zonës së mbrojtjes dhe gjyqtari Kuka akordon penallti. Bespalla mori vrull dhe godet shumë fort me trinë. Topi po i drejtohej rrjetës në këndin e sipërm, por Maliqati bën mrekullinë. I gjithë ekipi i Lokomotivës pas humbjes së penalltisë nuk luajti nga vendi. Kishin ngrirë të gjithë.

Nga kjo përfitoi Partizani që shënoi dy herë jo vetëm me portë bosh, por tashmë pas asnjë kundërshtar rival, të cilët pas penalltisë ndodheshin formalisht në fushë. Kështu Lokomotiva humbi nga shanset më të mëdha të historisë së saj, për të qenë fituese e Kupës së Shqipërisë që në vitin 1956.

Lokomotiva e 3 Nentorit 1957. Nga e majta : Nysret Shyti, Mustafa Saraçi, Nazmi Filja, Niko Bespalla, Nikolla Çeta, Thoma Thimjo, Raq Manushi, Xhoxh Pasku, Zyhdi Ruli, Dhimitër(Mile) Qoshja, Taq Murati