Mes shumë kandidatëve për të siguruar shërbimet e tij, Barcelona, Liverpool, Man.City(edhe pse Guardiola e përgënjeshtroi për momentin), Erling Haaland preferon të transferohet tek Real Madrid.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”: Florentino Perez nuk ka ndërmend të bie pre e lojës së Mino Raiola por do të takojë personalisht drejtorin sportiv të B.Dortmund për ta bindur që të lë të lirë Haaland. Gjithnjë sipas “AS” edhe sulmuesi është i bindur për të vijuar karrierën e tij në Madrid.

Jo vetëm Haaland, sipas mediave iberike, edhe David Alaba ka zgjedhur Realin për të vijuar karrierën. Në rastin e Alaba diskutimi është ndryshe pasi lojtari do të largohet falas në fund të këtij sezoni ndërsa prej kohësh ka gjetur akordin personal me presidentin Perez.