Herdi Prenga është shpallur kampion me skuadrën e Rigës në Letoni. Ekipi i shqiptarit konfirmoi titullin, pasi ia doli të barazonte në shtëpi me rivalët e RFS, dhe në këtë formë u shpallën kampionë dy javë para fundit të kampionatit. Prenga nuk ishte në fushë nga minuta e parë, por u impenjua në minutën e 45 të së dytës, madje u ndëshkua edhe me karton të verdhë.

Mbrojtësi është transferuar në merkaton dimërore te Riga nga kampionati kroat, aty ku aktivizohej me Inter Zapresiç. 25-vjeçari u kthye menjëherë në një element të rëndësishëm për klubin letonez, ndërsa zuri vendin e tij në skuadër.Kështu, Prenga ka meritat e tij në këtë sukses, i dyti historik për klubin. Kujtojmë se mbrojtësi është ftuar edhe në Kombëtaren e Shqipërisë nga trajneri Panuçi për ndeshjet e Ligës së Kombeve, por prej asaj periudhe ka qenë larg kuqezinjve.