Tashmë është zyrtare, Maks Alegri nuk do të jetë më trajner i Juventusit. Tekniku italian i ka dhënë fund aventurës me kampionët në fuqi, pas takimit me presidentin Angjeli.Alegri do të dalë nesër në orën 14:00 në një konferencë për shtyp e cila do të jetë edhe konferenca e lamtumirës për teknikun bardhezi. Lajmi është konfirmuar nga klubi bardhezi nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

Kujtojmë që Alegri drejtoi kampionët në fuqi për plot 5 sezonesh, duke fituar 11 trofe, 5 kampionate, 4 Kupa Italia dhe 2 Superkupa. Dështimi në Ligën e Kampionëve duket se i ka kushtuar shtrenjtë 51-vjeçari i cili me shumë gjasa do të nisë një eksperiencë të re jashtë Italisë.