Në ditën që braziliani Arthur Melo po kryen vizitat mjekësore, Juventusi ka mbyllur me sukses edhe një tjetër transferim, pasi ka arritur të marrë nga Manchester City anësorin 19-vjeçar portugez Felix Correa.

Ky i fundit është rritur te Sportingu i Lisbonës dhe është blerë për 3.5 milionë euro nga Manchester City, ndërsa sezonin e fundit ka qenë në huazim në kampionatin holandez, por nuk ia ka dalë të bindë Guardiolën me paraqitjet e tij.

Correa është përfshirë në një shkëmbim me sulmuesin e Juventusit U23 Pablo Moreno, ndërsa fillimisht do të vihet pikërisht nën urdhrat e Fabio Pecchias, me shpresën se do të arrijë të bindë Sarrin për një vend në skuadrën e parë.