Futbolli shqiptar ka zgjedhur sot nga Durrësi drejtuesin e ri për 4 vitet e ardhshme si dhe anëtarët e rinj të Komitetit Ekzekutiv.

Armand Duka ka konfirmuar mandatin e tij të 5-të 4-vjeçar, si president i FSHF-së.

Gjatë raundit të dytë Presidenti aktual i FSHF-së, ka marrë 38 vota ndërsa Bashkim Fino vetëm 24 vota.

Gjatë raundit të parë, Armand Duka, ka marrë 39 vota ndërsa Bashkim Fino 22 vota, kandidati i tretë Shpëtim Hala s’ka marrë asnjë votë, ndërsa 4 kanë rezultuar të pavlefshme.