Talenti 14-vjeçar i Dinamo Bedgrove, Luka Kampanaro ka humbur jetën si pasojë e një dëmtimi që kishte marrë pas një përplasjeje me kundërshtarin në fushë në Aylesburi, Buckinghamshire në Angli.Ai u dërguar urgjentisht në spitalin  “Royal London” përmes transportit ajror pas incidentit, por fatkeqësisht, futbollisti i ri vdiq në spital pasi e kishte dëmtuar rëndë trurin.

Lajmin për humbjen e jetës së 14-vjeçarit e ka dhënë vetë klubi anglez, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare shkruan:“Jemi thellësisht të trishtuar ta japim lajmin se një futbollist i ri nga klubi lojë ka vdekur këtë pasdite, pasi u përfshi në një përplasje gjatë një ndeshje të të rinjve të dielën më 9 dhjetor. ”