Ndeshja e djeshme mes Gjilanit dhe Prishtinës u karakterizua me shumë tension për shkak se ekipi kryeqytetas pretendon se në rezultatin 2-1, pati një ndikim të madh nga arbitrat. Kështu, pas përfundimit të 90 minutave, stafi dhe lojtarë të Prishtinës protestuan ashpër te gjyqtarët.

Në këtë formë, policia ndërhyri për të vendosur rregull, mirëpo edhe pse nuk është parë asnjëherë, forcat e rendit përdorin spraj lotsjellës ndaj anëtarëve të Prishtinës.

Nga ky episod, trajneri i Prishtinës dhe ish-futbollisti i kombëtares, Armend Dallku mbeti i lënduar dhe iu desh të merrte ndihmë në një qendër shëndetësore.

Ndërkohë, mesazhe të shumta kanë ardhur në mbështetje të Prishtinës teksa edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi nëpërmjet Facebook kërkon t’i japë forcë Dallkut. “Armend Dallku nuk e meriton ketë sjellje ndaj tij. Forca Dallku ti je i forte”, ishin fjalët e Munishit.