Presidenti i Bayernit del hapur: Lojtarët e deshën shkarkimin e Kovac

10/11/2019 - 20:46

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoennes, ka zbuluar se klubi gjerman i ndau rrugët me trajnerin Niko Kovac pasi që lojtarët e skuadrës ishin kundër tij dhe e dëshironin shkarkimin e trajnerit të tyre.Trajneri Niko Kovac i ndau rrugët me Bayernin pas disfatës zhgënjyese të së dielës me rezultat 5:1 kundër Eintracht Frankfurtit, që e la Bayernin të katërtin në tabelën e Bundesligës me katër pikë larg liderit.

Largimi i Kovacit i dha fund aventurës 15-muajshe të tij në drejtim të skuadrës bavareze, me të cilët e fitoi titullin e Bundesligës dhe të Kupës së Gjermanisë sezonin e kaluar, para se ta kishte një fillim të vështirë në këtë sezon të ri.Pas shkarkimit, kapiteni Manuel Neuer tha se secili lojtar i Bayernit mund t’i shikojë në sy trajnerin kroat dhe vëllain e tij, që shërbente si ndihmëstrajner. Megjithatë, një pjesë e skuadrës tani është konfirmuar se ishin lodhur nga trajneri Kovac.

"Natyrisht që brenda skuadrës kishte fjalë se ata e dëshironin shkarkimin e Kovacit. Për këtë arsye, lidershipi reagoi në atë mënyrë", ka thënë Hoeness. Përveç disfatës kundër Frankfurtit, Bayerni ka pësuar disfatë edhe kundër Hoffenheimit, përderisa ka humbur pikë edhe kundër Augsburgut, Leipzigut dhe Hertha Berlinit në kuadër të Bundesligës.

Kampioni në fuqi i Bundesligës dështoi edhe në Superkupën e Gjermanisë, duke pësuar disfatë më rezultat 2:0 kundër rivalit Borussia Dortmund, për ta nisur sezonin e ri me humbje.Hans Fick është emëruar në pozitën e trajnerit të përkohshëm, ndërsa shumë trajnerë të njohur po spekulohet për pozitën e trajnerit permanent.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Antonio Kontes nuk i pëlqen fakti se tifozët e Interit tani kanë pretendime shumë të mëdha ndaj skuadrës dhe që në pengesën e parë i kund

Juventus dhe Daniele Rugani duket se do t’i japin lamtumirën njëri-tjetrit në merkaton e janarit.

Kur nuk kanë mbetur shumë ditë përpara nisjes së Botërorit për Klube, kanë filluar provlemet e para për organizatorët.

Vitet kalojnë, “pensionimi” i “yllit” argjentinas i preokupon të gjithë në “Camp Nou”.

Teuta do të presë nesër në fushën e vet skuadrën e Skënderbeut, në orën 16.30, ndërsa durrsakët duan që të marrin 3 pikët në këtë sfidë s

Dëmtimi i rëndë që ka pësuar Duarte po shtyn Milanin të gjejë një zëvendësues për të gjatës merkatos së janarit.

Teuta përgatitet për ndeshjen e së dielës që luan në fushën e vet ndaj skuadrës së Skënderbeut të Korçës.

Teuta është në kërkim të tri pikëve dhe zhbllokimit të sulmit, që korrespondon me pesë javët zhgënjyese.

Erzeni ka arritur të marrë një fitore të pastër ndaj Partizanit në Challenge Cup për volejbollin e meshkujve.

Arsenali nuk po arrin të marrë rezultate pozitive dhe largimi i Unai Emeri nuk ka ndikuar aspak për mirë në skuadër.