Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Ronaldo legjendë, barazon Pelenë dhe shënon një tjetër rekord

03/03/2021 - 12:51

Legjenda e futbollit botëror, braziliani Pele, mbushi 80 vjeç në tetor. Të martën ai mori dozën e parë të vaksinës për t’u mbrojtur nga COVID-19, por paralajmëroi përmes profilit të tij në Instagram se “ende nuk ka mbaruar”. Në fakt, nuk ka mbaruar as karriera dhe “tërbimi” i Cristiano Ronaldos, që kërcënon “trashëgiminë” sportive të “mbretit” të futbollit.

Portugezi, me golin që i shënoi Spezian në suksesin 3-0 të Juventusit, ka arritur rekordin e Pelesë sa i përket numrit të golave të realizuar në karrierë.Nuk është rekordi i parë që Cristiano thyen me gola, por sigurisht që është një nga nderimet më të mëdha që mund t’i bëjë ky sport.

Nga sot, për të gjithë, emri i Ronaldos do të jetë pranë atij të Pelesë, një përbindësh i shenjtë i futbollit.Numri i saktë i golave i nënshtrohet interpretimeve të ndryshme dhe numërimeve të ndryshme, në varësi të garave të konsideruara zyrtare: për specialistët e “Gazzetta dello Sport” janë plot 767 gola të shënuan nga Pele dhe po kaq nga Ronaldo.

Por CR7 nuk ka ndërmend të ndalet: Romario nuk është larg me 772 gola, dhe Josef Bican, në krye të tabelës, me 805 finalizime.“Ylli” Portugez, në fakt, thyen një tjetër rekord me finalizimin ndaj Spezias. Ai bëhet futbollisti i vetëm që ka shënuar të paktën 20 gola në 12 sezonet e fundit në 5 ligat më të forta europiane. Shifra prej jashtëtokësori.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gardiani italian pritet të vazhdojë të ardhmen e tij në stadiumin “Allianz”.Gjiganti italian Juventus thuhet se është i gatshëm që t’i of

Milan thyen Parma 1-3 në transfertë një ndeshje e lehtë në letër, por që u ndërlikua jo pak pas daljes me karton të kuq të Ibrës.

Edi Martinin sigurisht që e kënaq së tepërmi suksesi me Apoloninë, për faktin i jep kryesimin Teutës, me trajnerin shkodran që shmang kom

Teuta fitoi në transfertë ndaj Apolonisë dhe shkëputet në krye të klasifikimit të Kategorisë Superiore, me 2 pikë më shumë se Vllaznia nd

Emocionet e shënimit të një goli janë gjithmonë të shumta dhe tepër të veçanta.

Plot 8 qytete pritëse të Kampionatit Europian kanë dhënë miratimin zyrtar për të lejuar praninë e pjesshme të tifozëve në stadiume, gjatë

Pasi të mbyllet kjo javë kampionati, vëmendja do të shkojë edhe te ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, të vendosura të luhen më datë 14 prill

Zgjedhja e Armando Sadikut për të shkuar në Bolivi, kishte një arsye të qartë sportive përtej asaj ekonomike.

Stefan de Vrij vazhdon të ketë dyshime për të ardhmen e tij.