Senegali ka marrë një fitore befasuese dhe shumë të rëndësishme përballë Polonisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin G të Kupës së Botës.

Në këtë mënyrë, afrikanët hedhin një hap shumë të rëndësishëm për t’u kualifikuar në fazën me eliminim direkt.

Ishte Cionek i cili shënoi autogol duke kaluar Senegalin në avantazh, ndërsa Niang në të 60’ përfitoi nga një gafë e portierit për të dyfishuar shifrat në 2-0.

Polakët u zgjuan shumë vonë pasi në minutën e 86’ ngushtuan diferencën me Krychowiak.