Shokon trajneri i Valencias: Më shkarkuan sepse fitova Kupën e Mbretit

14/09/2019 - 19:13

Surpriza e javës nga Spanja, erdhi nga klubi i Valencias, që në mënyrë tërësisht të befasishme, vendosi të shkarkojë trajnerin Marcelino, ndonëse ky i fundit arriti të realizojë objektivat që i ishin ngarkuar nga drejtuesit.

U fol se shkaku i divorcit mes palëve ishin mosmarrëveshjet dhe përplasjet e shpeshta mes tyre, por vetë Marcelino doli në një konferencë për shtyp, ku pranoi se kishte mbetur i befasuar nga vendimi i drejtuesve të klubit.

“Ishte një rrufe në qiell të pastër. Nuk e prisja, por jam i sigurt që shkak i divorcit është fakti që fituam Kupën e Mbretit.  Gjatë sezonit kam marrë mesazhe të vazhdueshme nga njerëz pranë klubit, për të mos e fituar këtë trofe, ndaj mendoj se fakti që ia dolëm, më penalizoi.

Kur takova presidentin Lim, më komplimentoi për arritjen në zonën Champions, por nuk tha asnjë fjalë për Kupën e Mbretit. Gjithsesi unë jam një trajner fitues, që arrita objektivat dhe ndihem krenar për këtë”, tha Marcelino.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

I kënaqur për pikët por edhe për lojën që zhvilloi skuadra e tij në pjesën e dytë.

Teuta bën detyrën, mposht 1-0 Flamurtarin e vendit të fundit në Elbasan Arena dhe ngjitet përkohësisht e vetme në krye të Kategorisë Supe

Juventusi ka ndjerë efektin e blerjes së Cristiano Ronaldos jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në marketing, pasi ka rritur ndjeshëm sh

Robert Levandovski është padyshim një nga sulmuesit më të mirë të momentit në rolin e tij.

Një thesar i vërtetë, si askush në Europë.

Ish-trajneri i Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, është akuzuar nga një menaxher që akuzohet për korrupsion, se ka trukuar një ndesh

Milani dhe Interi shkojnë përpara sëbashku, shumë kompaktë dhe me objektivin për të ndërtuar stadiumin e ri në zonën ku ndodhet aktualish

Ishin bërë të shpeshta, thuajse të zakonshme, grabitjet e shtëpive të futbollistëve në Madrid në kohën që këta të fundit ishin duke zhvil

Kampioni shqiptar i shtangës, Briken Calja, ka akuzuar ashpër nëpërmjet një reagimi  në rrjetet sociale institucionet shqiptare, që vazhd

Lionel Mesi ditën e djeshme, ka marrë çmimin “Këpuca e Artë”, të cilin e fitoi sezonin e kaluar.