Shtyhet Superliga, futbolli në Shqipëri nis me Kupën

11/01/2019 - 19:44

As këtë vit futbolli në Shqipëri nuk nis as në mënyrën e duhur e as në kohën e duhur. Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar axhendën për rifillimin e sezonit ku ajo që bie menjëherë në sy është shtyrja e Superligës. Në fakt drejtuesit e futbollit në vend kanë bërë një rokadë me Kupën e Shqipërisë pasi gjithçka do të nis me këtë turne ku me 23 janar do të luhet të gjithë takimet në të dy grupet, A dhe B.

Ishte programuar që java e 19-të të niste me 20 janar por vendimi dytë shfuqizon të parin, gjithçka do të nis më 25 janar me super sfidën Skënderbeu-Partizani. Kjo javë është programuar të ndahet në 3 ditë, më 26 janar do të luhet dy sfida po aq të rëndësishme, Kukësi-Laçi dhe Teuta-Flamurtari. Më 27 janar luhen dhe dy takimet e tjera, Tirana-Kamza dhe Luftëtari-Kastrioti. Kjo shtyrje e Superligës vjen si një “bonus” për pjesën më të madhe të ekipeve të cilat në pamundësi ekonomike vendosën që fazën përgatitore ta zhvillojnë në Shqipëri, në kushte aspak të përshtatshme.

Dy ekipet e vetme që zgjodhën Turqinë, Partizani dhe Kukësit janë të detyruar që pas Antalias të rikthehen në Shqipëri për të vijua me fazën përgatitore ku fillimisht duhet të mendojnë për takimet e Kupës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Tjetër kapitull në ndeshjet e trukuara në kampionatin spanjoll.

Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar në këtë periudhë të nxehtë merkatoje.

Një incident i rëndë u regjistrua në ndeshjen e djeshme mes Serbisë U-21 dhe Austrisë U-21 të vlefshme për Kampionatin Europian të 21-vje

Iu bashkua Teutës në muajin janari, si një nga afrimet më të bujshme, por eksperienca e Armando Vajushit me bregdetarët zgjati vetëm pak

Pasi përfundoi periudhën e huazimit te Lugano, Armando Sadiku nga grumbullimi i kombëtares shqiptare bëri me dije se pas pushimeve do të

Ende pa e bërë prezantimin e tij, media italiane jep detaje se Mauricio Sarri ka pranuar Juventusin, por ndërkohë ka bërë vetëm dy kërkes

Kleis Bozhanaj është talenti shqiptar që kanë përfunduar në listën e dëshirave nga skuadrat më të mëdha europiane.

Mohamed Salah ka refuzuar shansin për t’iu bashkuar Realit të Madridit dhe Juventusit këtë verë, por ai do të marrë në konsideratë të ard

Bledi Shkëmbi është i lumtur që pas një sezoni të suksesshëm në krye të Teutës u shpërblye nga drejtuesit me rinovim të kontratës.Trajner