Stadiumi i Dohas nuk është ende gati, Botërori i Klubeve ndryshon destinacion!

07/12/2019 - 20:46

Kur nuk kanë mbetur shumë ditë përpara nisjes së Botërorit për Klube, kanë filluar provlemet e para për organizatorët. “Education City Stadium” i Dohas, që duhet të priste finalen, finalen e vogël për vendin e tretë dhe gjysmëfinalen e Liverpulit, nuk është ende gati sepse nuk ka marrë çertifikimin dhe nuk mund të jetë gati deri përpara muajve të parë të vitit 2020.

Tre ndeshjet e mësipërme do të zhvillohen në “Khalifa International Stadium”. Ky Botëror Klubesh është dhe një test i madh për Katarin, që në vitin 2022 do të presë Botërorin e parë në histori, i cili do të zhvillohet në dimër. Nga tre impiantet e përzgjedhura fillimisht për aktivitetin, njëri ka dështuar. “Education City Stadium” prej 40 mijë vendesh nuk është ende gati për testet protokollare të FIFA-s.

Tetë ndeshjet në program do të zhvillohen në “Jassim bin Hamad”, stadium 11 mijë vendësh, dhe “Khalifa International Stadium” me 28 mijë vende.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas një aventure në Kanada me Montreal Impact, Blerim Xhemajli është gati të provojë një eksperiencë edhe në kampionatin kinez, ku kërkoh

Inter u ndal dje në një barazim 1-1 në transfertën ndaj Lecces, i dyti radhazi për zikaltrit, pas atij me Atalantën një javë më parë në “

Sulmuesi i Çelsit, Miçi Batshuaji është hedhur në gjyq nga ish e dashura e tij sepse nuk paguan shpenzimet mujore që i takojnë për vajzën

Juventusi mposhti me rezultatin 2-1 Parmën ditën e djeshme, në një ndeshje që ishte më e vështirë nga sa mendohej për bardhezinjtë. Prota

Albano Aleksi është një nga liderët e repartit të mesfushës së Teutës.

Karlo Ançeloti këmbëngul: do Emre Can tek Evertoni dhe bisedimet po marrin trajtën e duhur me drejtorin e sektorit teknik të Juventusit q

Leo Mesi nuk mrekullon vetëm në fushë, por edhe në jetën e përditshme.

Nikolo Zaniolo pësoi një dëmtim të rëndë dhe fatkeq në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Juventus.