Sulmuesi i Teutës, Ildi Gruda, është parë duke qarë në përfundim të ndeshjes me Tiranën në “Selman Stërmasi”.

Shkodrani ishte shumë i mërzitur për rastet e humbura në përballjen e të shtunës, por shokët e skuadrës dhe pjesëtarët e stafit teknik i dhanë kurajo. Siç shihet në foto, zv.trajneri Hodo dhe mbrojtësi Kuro përpiqen ta qetësojnë.

Kujtojmë se sulmuesi këtë sezon ka shënuar vetëm një gol me durrsakët, atë në fitoren 2-0 ndaj Bylisit.