Samuel Eto edhe zyrtarisht i ka dhënë fund futbollit të luajtur, teksa ka komunikuar tërheqjen në moshën 38-vjeçare.Sulmuesi kamerunas ka luajtur për disa nga klubet më të mëdha europiane, siç janë Real Madridi, Çelsi, Barcelona dhe Interi. Pikërisht me këto dy skuadrat e fundit sulmuesi ka arritur të fitojë edhe Ligën e Kampionëve.

Madje me zikaltërit bëri arritjen më të madhe në karrierë, teksa arriti të fitojë edhe tripletën e cila njëkohësisht është edhe arritja më e madhe e klubit italian në histori.Eto e ka komunikuar tërheqjen e tij nga futbolli nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, ku shkruan” Fund! Drejt një sfide të re… Faleminderit të gjithëve, dashuri e madhe.”

Legjenda kamerunase do të nisë një profesion të ri në jetën e tij, pasi do të në rolin e trajnerit, ku shpreson të ketë sukses të njëjtë siç kishte në futboll.