Interi ka prezantuar ditën e sotme fanellën e dytë, teksa ka surprizuar me ngjyrën. Zikaltërit kanë hequr dorë nga fanella e bardhë, e cila ishte shndërruar vitet e fundit në tradicionale, teksa sezonin e ardhshëm skuadra nga Milano do të mbajë veshur në transfertë, një fanellë me ngjyrë mente, e thyer nga nuanca të zeza dhe ngjyrë gold.

“E frymëzuar nga eleganca e Milanos dhe ngjyra e stolave ku qëndrojnë ultrasit e Interit në San Siro”, shkroi klubi zikaltër në prezantim, ku ishte përzgjedhur Lautaro Martinez dhe Milan Shkriniar