Teuta dhe Flamurtari e mbyllën në një barazim pa gola ndeshjen e javës së 21-të. Sfida në Durrës ishte e vakët dhe pa shumë raste, nga të dyja kampet.

Vlen për t’u përmendur një rast i Danilos që po shkonte vetëm për vetëm me portierin Moçka, por ndërhyrja e mbrojtësit Shkalla në çastet e fundit ishte vendimtare.

Teuta u mundua të merrte maksimumin e pikëve, por nuk gjeti dot rrugën e rrjetës, ashtu si vlonjatët, që mundësinë më të mirë e patën me Alvesh në pjesën e dytë.

Në fund skuadrat ndanë nga një pikë. Skuadra e Duros nuk arriti të dalë me fitore nga kjo sfidë.

Ndërkohë, nga ana tjetër, pikë e artë kjo për ekipin e Begejas, që gjendet në një krizë rezultatesh dhe kjo pikë do i ndihmojë për më vonë, duke parë që e morën nga vendi i dytë në kampionat.

Teuta: Moçka, Beqja, Shkalla, Bilali, Hakaj, Lajthia, Hila, Gjirgievski, Mustafov, Çyrbja, Latif. Trajner: Begeja

Flamurtari: Nurkovic, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta, Sidibe, Useini, Zuka, Nedeljkovic, Danilo Alvesh, Bushiç. Trajner: Duro

Gjyqtar: Emirion Sino