Sasuolo-Inter do të jetë një ndeshje deçizive për të ardhmen e Interit të këtij sezoni.Pak pasi vjen nga një humbje në Champions ndaj Realit të Madridit dhe nga rezultatet e lëkundura, pak edhe nga udhëkryqi i ambicieve të zikaltërve edhe për të ardhmen e Antonio Kontes.

Kështu ultrasit kanë vendosur të sqarojnë situatën duke ngritur tonet dhe duke kërcënuar pa lojëra fjalësh skuadrën: “Kjo fanelë që ti vesh duhet nderuar. Tregohuni me b*le, ose do t’ju vijmë me shkopinj”, lexohej në banderolën e bërë nga ultrasit e Interit.