Benitez dhe Newcastle nuk arritën marrëveshje për rinovimin e kontratës, duke bërë që rrugët e tyre të ndahen.

Duket se ishin disa oferta të majme nga Kina që ofronin rreth 30 milionë në vit për Benitez, të cilat prishën punët mes palëve.

Skuadra nga Premier League ka nisur kërkimet për trajnerin e ri ku kandidat favorit është dyshja Gattuso-Mourinho.

Ish-trajneri i Milanit po përflitet se do të pranojë ofertën e Newcastle, pasi “Special One” ka shprehur hapur dëshirën për të drejtuar një përfaqësuese.