Riccardo Orsolini është një nga risitë e listës së Italisë së Mancinit, për takimet eleminatore "Euro 2020".

Sulmuesi i Bolognës doli në një konferencë për shtyp u shpreh se do të japë më të mirën për të bindur Mancinin për një vend në "Euro 2020".

“Është një mundësi e shkëlqyer dhe njëkohësisht një bankë e rëndësishme prove për mua. Jam gati të bëj më të mirën dhe të tregoj vlerat e mia edhe këto. Shpresoj që ky do të jetë grumbullimi im i parë i shumë të tjerëve në vijim, pasi nuk kam pse ta fsheh, ëndërroj ftesën në Europian”, deklaroi Orsolini.

Sulmuesi i rritur në akademinë e Juventusit, shkëlqeu sezonin e kaluar te Bologna, nën drejtimin e Sinisa Mihajlovic, trajner për të cilin vetë Orsolini flet me superlativa dhe shpreh keqardhjen për momentin e vështirë që po kalon.

“I detyrohem shumë Mihajlovicit. Situata jonë është e veçantë për vetë atë që po kalon trajneri ynë, që po përballet me sfidën më të rëndësishme të jetës. Dua të dëgjoj këshillat e tij, por për fat të keq kam më shumë se dy javë që nuk e shikoj”, tha ish-lojtari i cili është produkt i skuadrës së Juventusit.