Liga e Kombeve është kompeticioni i ri i UEFA-s që zëvendësoi ndeshjet miqësore. E së fundmi, ka pasur edhe një ndryshim të ndarjes së të ardhurave. UEFA ka përditësuar të dhënat dhe ka bërë me dije se skuadrat do të përfitojnë më shumë nga sa ishte përcaktuar fillimisht.

Nëse në fillim lakohej se Shqipëria përfitonte 850 mijë euro në Ligën C, do të arkëtojë 1 milion e 100 mijë euro. Po kaq, është edhe bonusi për kualifikimin si e para e grupit, pra nëse kuqezinjtë lënë pas Skocinë dhe Izraelin. Për Kosovën në Ligën D, përfitimet vlerësohen përafërsisht 800 mijë euro si pjesëmarrëse dhe po kaq në rast se ia dalin që të ruajnë kreun në grupin e tyre.