UEFA inspekton Arenën Kombëtare, impianti gati në 3-mujorin e parë të 2019-s

13/03/2018 - 15:02

Dy përfaqësues të lartë të UEFA-s inspektuan punimet në Arenën Kombëtare, impiantin e ri që po ndërtohet në Tiranë, që është më moderni në Ballkan dhe Europën lindore. Thierry Favre, drejtor i zhvillimit të federatave kombëtare pranë UEFA dhe John Beattie, drejtori i impiantit të Arsenalit, Emirates Stadium ndoqën nga afër punimet në stadium dhe u shprehën të kënaqur me projektin dhe ritmin e punimeve.

Thierry Favre: "Është kënaqësi që jam këtu në emër të UEFA-s. Kam opatur edhe fatin që isha këtu personalisht përpara dy vjetëve kur u bë edhe anonçimi i projkektit. Takohem sërish me arkitektin dhe federatën për të parë ecurinë e punimeve. Është një projekt tejet i rëndësishëm për futbollin shqiptar, pas ndëtimeve pozitive në Elbasan dhe Shkodër. Më në fund do të shohim këtu në kryeqytet një stadium të nivelit të lartë. E dimë që pritet të përfundojë mes shkurtit dhe marsit të vitit tjetër, për ne është një periudhë shumë e mirë dhe urojmë që të jetë një projekt i bukur.Finalja e Superkupës së Euriopës? Është një prej stadiumeve kandidate. Është një impiant i rëndësishëm dhe një stadium i bukur, por konkurenca është e fortë".

Dy përfaqësuesit e lartë të UEFA-s u njohën me detaje me projektin e Arenës Kombëtare. Mes tyre ndriçimi artificial që do të krijojë kushte të përshtatshme drite, duke qenë se stadiumi do të jetë plotësisht i mbuluar. Zbatuesit e projektit i njohën inspektorët edhe me faktin që punimet kanë përfunduar në kuotën 70%, ku pas konstruksioneve të betonit, tribunat kanë nisur të marrin formë me konstruksionin e metalit.

Gjithashtu u prezantuan edhe ulëset që do të përdoren në tribuna, që bazuar në dekorin e stadiumit janë me ngjyrat kuqezi dhe kanë një cilesi mjaft të lartë. Të dërguarit e UEFA-s zbritën edhe në terren, duke ndjekur nga afër punimet e impiantit që do të ketë kapacitet 22 mijë vende dhe do të shndërrohet në shtëpinë e re të Kombëtares shqiptare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Loret Sadiku mbetet në planet e Christian Panuccit për të ardhmen, pavarësisht se nuk pranoi të ishte pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e

Antonio Conte nuk e mohon një rikthim në Serie A dhe pretendon se nuk ishte trajneri i duhur për Real Madrid.

Nerva të tendosura në shtëpinë e Bayernit të Mynihut.

Asnjë surprizë në ndeshjet e javës së 7-të të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për meshkuj e për pasojë asnjë ndryshim edhe në renditje,

Pankina e artë e sezonit 2017-2018, që vlerëson trajnerit më të mirë të Serie A, shkoi sërish për Massimiliano Allegrin.

Në praninë e Kristian Panuçit, Skënder Gegës dhe shumë personazheve të tjerë, Kukësi dhe Teuta zhvilluan një 90-minutësh të hapur, me dy

Mesfushori shqiptar Ergys Kaçe ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët me një gjest për t’u vlerësuar në ndeshjen me Olimpiakos në derbi.

Partizani dhe Skënderbeu vijojnë të ndjekin njëri-tjetrin. Të dy ekipet e kreut fituan ndeshjet e javës së 13.

Të gjithë duket se janë dakord që Zlatan Ibrahimovic të rikthehet te Milani, sidomos pas deklaratës që sulmuesi suedez tha dy diktë më pa