Uruguai ka marrë një fitore të vështirë, por me shumë vlerë përballë Arabisë Saudite.
Cavani me shokë fituan me rezultatin 1-0 dhe në këtë mënyrë kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kampionatit Botëror.
Golin e vetëm të takimit e shënoi Suarez (23’) dhe më pas skuadra nga Amerika Latine administroi rezultatin.
Ndeshja e ardhshme ndërmjet Rusisë dhe Uruguait do të jetë përcaktuese për vendin e parë dhe të dytë në Grupin A.